Kantautori shqiptar Ermal Meta në duet me këngëtarin italian Fabrizio Moro janë fituesit e Sanremos 2018.
Kënga e tyre “Nuk më keni bërë asgjë” triumfoi në këtë edicion të 68 të Festivalit të muzikës italiane duke fituar ndër 20 këngët në garë me votën e publikut, jurisë e të gazetarëve të akredituar në këtë event.
Shqiptari dhe partneri i tij do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion.