Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Dinosha

U.d. Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës,  Ferhat Dinosha, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

U.d. Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Dinosha për angazhimin në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet të të dy vendeve.

Zonja Osmani theksoi se Mali i Zi është një partner strategjik dhe i rëndësishëm për Kosovën, teksa shprehu  besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në  fushën e integrimeve euro-atlantike.

Palët diskutuan edhe për  rolin konstruktiv të komunitetit malazez në Kosovë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!