Formimi i Qeverisë së re: Abazoviq bisedoi dje me Gjeloshaj, Gjukanoviq, Mandiq…

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka zhvilluar dje bisedime me një sërë partish parlamentare për formimin e qeverisë evropiane, të cilin e ka propozuar si një nga modelet për tejkalimin e krizës politike.

Abazoviq bisedoi me përfaqësuesit e partive të pakicave Nik Gjeloshaj, Fatmir Gjeka dhe Ervin Ibrahimoviq.

U zhvilluan takime edhe me liderët e DF, Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, me përfaqësuesit e SNP-së Vlladimir Jokoviq dhe Dragan Vukiq, me përfaqësues të SD, Damir Shehoviq dhe Boris Segoviq.

Gatë ditës së djeshme është organizuar takim me përfaqësuesit e DPS-së, të cilët paraprakisht kanë deklaruar mbështetjen për qeverinë europiane pa marrë pjesë në të. “Takimi është mbajtur në godinën e Presidencës, me Millo Gjukanoviq, Danijell Zhivkoviq dhe Ivan Vukoviq, të cilëve u janë prezantuar prioritetet e qeverisë evropiane”, theksuan nga URA.

“Konsultimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe në fillim të javës së ardhshme”, deklaruan nga URA./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!