Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën ne takim pune z. Zef Hila, kryetar i Bashkisë Vau i Dejës dhe z. Fran Frroku, kryetar i Lezhës.
Në takim u prekën një sërë temash me interes të përbashkët, vecmas hartimi i projekteve që i shërben forcimit ndërkufitar, trashëgimisë natyrore dhe kulturore si dhe mbrojtjes së mjedisit dhe që finansohen nga fondet e Bashkimit Evropian.
Përndryshe Komuna jonë nëpërmes Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte me të dy komunat e lartëpërmendura ka pasur një përvojë të frytshme në realizimin e projekteve.
Njëherit në takim u bë fjalë edhe per shkëmbimin e përvojave në funksionimin e pushteteve vendore.Bashëbiseduesit u pajtuan që takime të këtij lloji të jenë më të shpeshta me vleresimin që ata i kontribuojnë sforcimit të marëdhënijeve të dy vendeve Malit të Zi dhe Shqipërisë.
U la që së shpejti të realizohet vizita e kthimit.