Shqiptarët të marrin pjesë në përvjetorin e pavarsisë

Rrjeti kulturor malazez u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në festimet e 10 vjetorit të pavarsisë që do të mbahen me 21 Maj.

Këtë e ka deklaruar kryetari i kësaj organizate Aleksandër Damjanoviq në takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Damjanoviq informoi Gjekën me programin festiv,dhe vuri në dukje se vitet e mëparshme, nuk arritën të krijojnë partneritet me Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve (KKSH) që në ngjarjen më të madhe gjatë vitit kalendarik që mbahet në Mal të Zi, shqiptarët si qytetarë të barabartë të Malit të Zi të paraqesin trashëgiminë e tyre kulturore.

Damjanoviq theksoi se nuk duhet të harrojmë kontributin e madh që shqiptarët kanë dhënë në arritjen e pavarsisë së Malit të Zi, dhe se të gjithë qytetarët, pa dallim feje dhe kombësie gëzojnë të drejtën për të festuar këtë jubile të madh.

Gjeka theksoi se shqiptarët kanë qenë gjithmonë qytetarë lojalë të Malit të Zi, si ata që jetojnë këtu si ata në Diasporë dhe këtë më së miri e kanë shprehur në vitin 2006, duke i dhënë mbështetje të madhe Malit të Zi sovran, i cili, sipas fjalëve të Gjekës, pa votat e shqiptarëve nuk do të ishte shtetë.

Gjeka tha se personalisht do të angazhohet që shqiptarët të japin kontributin e vet në kremtimin e këtij përvjetori./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!