Simoviq: DPS për dialog, por pa shantazh

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e gatshme,që nga fillimi i dialogut, të jetë konstruktive dhe e hapur për diskutim me të gjitha subjektet e përgjegjshme edhe pse nga një pjesë e opozitës vijnë vetëm ultimatume dhe shantazhe politike, tha kryetari i grupit parlamentar të DPS, Milutin Simoviq.

Jemi dëshmitarë se ditëve të fundit nga një pjesë e opozitës dëgjojmë vetëm ultimatume dhe shantazhe politike.

Sipas fjalëve të ti, si në jetë, ashtu edhe në politikë ultimatumi dhe shantazhi nuk paraqesin as rrugën, as gatishmeri për dialog dhe as për marrëveshje.

“Pritet që takimi i ardhshëm do të jetë në formatin e ri, i lirë dhe pa ultimatum dhe shantazh, pa nevojën për të mbrojtur funksionet individuale tha Simoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!