Vllana fiton statusin e bashkësisë lokale

Kuvendi i Komunës së Tuzit me shumicë votash miratoi vendimin për themelimin e bashkësisë lokale Vllanë, ky propozim u mbështet nga 18 këshilltarë ndërsa Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare ishte i përmbajtur.Me shumicë votash u miratuan edhe tri pikat tjera të rendit të ditës.

Vasel Sinishtaj tha se dyshon se Komuna Urbane ka kompetencë dhe mundësitë ligjore që të miratojë dokumentin i cili u pru me vendim të vjetër të bashkësive lokale, dhe se ndërkohë ka hyrë në fuqi i riu.Sekretarja e KU të Tuzit tha se me vendim statutor kanë kompetenca.

Halil Dukoviq nga PDS në emër të koalicionit i pari uroi banorët e kësaj bashkësie lokale dhe tha se bashkësitë lokale formohën që të funksionohet më lehtë dhe që banorët më lehtë të kryejnë nevojat e tyre.

Duke folur për raportin për zgjidhjen e çështjeve administrative Gjerdj Camaj nga Alternativa Shqiptare vlerësoi se bëhet fjalë për një dokument qesharak, në të cilën janë vetëm 24 kërkesa dhe ai bëri thirrje që Kuvendi i KU Tuz të fitoi më shumë kompetenca.AI  theksoi se ata nuk janë të kënaqur as me programin e punës.

Ndryshime te këshilltaret e Lidhjes Demokratike Prël Ujakaj në vend të Teuta Gjokaj

Në seancën e djeshme të Kuvendit të KU Tuz është konstatuar se në vend të Teutë Gjokaj në të ardhmen do të ulët Prël Ujkaj./Malësia.ME/

Shperndaje