Ekipi i Gjimnazit “25 Maji” nga Tuzi është shpallur kampion i Malit të Zi në kampionatin kombëtar të shkollave të mesme në futboll të vogël.
Nxënësit e Gjimnazit ”25 Maji” në ndeshjen finale të kampionatit kanë mundur në Plevlë ekipin e Gjimnazit ”Petar Petroviq Njegosh” nga Danillogradi me rezultatin 5:2.
Më parë, në gjysmë-finale ata kanë mundur shkollën e mesme nga Plevla me rezultatin e thellë 8:0.
Gjimnazi nga Tuzi në kampionatin kombëtar është kualifikuar pasi që është shpallur kampion i shkollave të mesme në Podgoricë./Malësia.ME/