Do të fitojmë numrin më të madh të votave dhe do të jemi fitues absolut. Jemi të sigurt për këtë, sepse tashmë po ndihet vala pozitive. Qytetarët besojnë në koalicionin tonë të gjerë, të cilin e kemi formuar që të funksionojë si bashkësi reale, në të mirë të Ulqinit dhe qytetarëve të tij, tha bartësi i listës “Fillim i Ri”, Omer Bajraktari.
Sipas tij, koalicioni “Fillim i Ri” ka një qëllim – të eliminojë ndarjet dhe mosmarrëveshjet mes qytetarëve.
Duam një Ulqin të bashkuar dhe pushtet stabile. Ky është misioni i koalicionit tonë dhe këtë e meriton Ulqini – siguri dhe shumicë stabile në kuvendin e qytetit. Ne nuk duam që pushteti në Ulqin të vazhdojë në rrugën e atyre që na udhëhoqën në dekadën e kaluar. Ne nuk do ta marrim timonin në dorë, si paraardhësit tanë, pa e ditur se ku po shkojmë dhe ku do të përfundojmë”, ka shtuar Bajraktari.
Siç theksoi ai, ata formuan bllokun më të madh parazgjedhor në 30 vitet e fundit në sistemin shumëpartiak. “Ne jemi krenarë për këtë. Ne jemi të bashkuar për Ulqinin tonë. Ne kemi një vizion të qartë dhe do ta arrijmë. Ne kemi mbledhur njerëz për një fillim të ri dhe me mbështetjen e plotë të Qeverisë së Malit të Zi do ta zhvillojmë Ulqinin. Kjo i takon atij”, ka përfunduar Bajraktari./Malësia.ME/