Markoviq: Partnerët e dialogut politik të tregojnë durim dhe përgjegjësi

PDS nuk do të rrezikojë kapitalin politikë të realizuar gjatë bisedimeve të deritashme të pushtetit dhe të opozitës, ka theksuar nënkryetari i qeverisë, Dushko Markoviq.

Ai, i ka ftuar partnerët në dialog që të jenë të durueshëm dhe të përgjegjshëm dhe të mos lejojnë që interesat individuale të rrezikojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Kemi kaluar një rrugë të gjatë deri tek pajtimi rreth marrëveshjes politike duke ndërtuar njëkohësisht besimin politikë, në të mirë të Malit të Zi, ka  theksuar Markoviq, për Dnevne Novine.

Ai ka shtuar se ky është rezultat i përbashkët të cilit i ka paraprirë oferta e qartë dhe e ndershme e kryeministrit Millo Gjukanoviq. Ai ka shtuar se PDS  nuk do ta rrezikoj këtë kapital politikë. Për këtë arsye i ftojmë partnerët në dialogun politikë që të tregojnë durim dhe përgjegjësi dhe të mos lejojnë që interesat individuale të rrezikojnë atë që quhet interes i qytetarëve dhe i shtetit.

Më herët sot kryetari i URA Zharko Rakçeviq, ka thënë se dorëheqjet në RTCG janë parakusht për nënshkrimin e marrëveshjes./Malësia.ME/

Shperndaje