Zgjedhjet në Komunën e Tuzit do mbahen deri në dhjetor të 2018

Zgjedhjet në Komunën e re të Tuzit do të organizohen më së largu deri me 1 dhjetor të vitit 2018, kjo rezulton nga ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi , të cilin e ka miratuar qeveria.

Zgjedhjet e para pas ndryshimit të organizimit territorial të një komune i nënshkruan presidenti i vendit, në një afat prej 90 ditësh, kurse mjetet për realizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendin e komunës së re sigurohen nga buxheti i Malit të Zi , thuhet në propozim ligjin e miratuar nga ana e qeverisë.Sipas gazetës Pobjeda, ligji ndodhet në procedurën e Kuvendit të Malit të Zi, dhe pritet që Parlamenti lidhur me të, të deklarohet gjatë seancës së rregullt pranverore.

Miratimi i këti ligjit në fakt do të thotë se brenda gjysmë viti qytetarët e Malësisë dy herë do të dalin në votime për të zgjedhur përbërjen e parlamentit lokal, pasi që zgjedhjet në kryeqytet duhet të mbahen më së larkti deri në prilli të vitit të ardhshëm. Tuzi për momentin është komunë në kuadër të kryeqytetit.

Ligji ka paraparë gjithashtu formimin e Këshillit organizues në afatin prej 30 ditëve prej ditës së hyrjes në fuqi, respektivisht fillimit të zbatimit të ligjit me të cilin është formuar Komuna e re. Këshillin organizativ e përbëjnë nga 3 përfaqësues të komunës të të cilës ka ardhur deri tek ndryshimi territorial dhe formimit të Komunës së re dhe një përfaqësues i Ministrisë. Këshilli organizativ propozon mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet komunave , kufizimin territorial, mënyrën e ndarjes të pasurisë dhe aktiviteteve të tjera për formimin e kushteve për fillimin e punës të komunës së re thuhet në propozim ligj./Malësia.ME/
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!