Milaçiq porosi për Haradinajn: Larg duart nga Mali i Zi

Kandidatit për president Marko Millaçiq i ka dërguar porosi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, që ti mbaj duart larg nga Mali i Zi,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes televizionit T7 nga Prishtinë ka porositur shqiptarët në Mal të Zi të mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq. Me këtë thirrje, sipas Millaçiqit, Haradinaj i është falënderuar Gjukanoviqit personalisht për njohjen, siç është shprehur ai, “e shtetit të rremë të Kosovës”.

 “Përmes kësaj ndërhyrjeje frapante në zgjedhjet malazeze shihet qartë se Gjukanoviqit  njohja e shtetit të remë të Kosovës po i vjen në pagesë. Duke u nisur nga logjika se secili e gjen personin e ngjashëm me veten, Gjukanoviq dhe Haradinaj vazhdojnë koalicionin e krijuar më 2008, kur pushteti ynë, në kundërshtim me, siç është shprehur kryeministri Markoviq, vullnetin e 85 për qind të popullsisë, i vuri vulë njohjes së të ashtuquajturës Kosovë e pavarur”, është shprehur Millaçiq, transmeton Koha.net.

 Ai ka theksuar se asnjëherë nuk do ta njohë, siç është shprehur Millaçiq, shtetin e rremë të Kosovës, e as do ta bëjë këtë partia që ky e përfaqëson dhe kandidat për president i të cilës është në këto zgjedhje, duke shtuar se do të bëjë të pamundurën që ky vendim jodemokratik dhe anti-malazez të anulohet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!