Bijtë e Malësisë nga Kalifornia, 33.900 $ donacion për Malësi

Sapo më njoftoi bashkëvendësi ynë, Adem Dukaj, se bijtë e Malësisë nga Kalifornia, duke bashkëndier me vëllezërit dhe motrat në vendlindje, kanë grumbulluar shumën 33.900 dollar donacion për njerëzit në nevojë në komunën e Tuzit.

Ngjashëm si çdo herë bashkëvendësit tonë nga mërgimi na u gjendën pranë, duke mos harruar vendlindjen dhe tokën e të parëve, sidomos në këto momente të vështira kur banorët tonë kanë nevojë më shumë se çdo herë më parë për njëri tjetrin.

Andaj, në emrin tim dhe të gjithë banorëve në komunën e Tuzit, falënderoj bashkëvendësit tonë nga Kalifornia për humanizimin e treguar, me shpresë se të gjithë së bashku, të dalim sa më parë nga kjo situatë.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Fotografia e Nik Gjeloshaj
Fotografia e Nik Gjeloshaj
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!