Drobniç: Kemi dhënë shumë para për mbrojtjen e Kripores

Ambasadori i BE-së Mitja Drobniç ka deklaruar se Kriporja e Ulqinit është kandidat për rrjetin evropian Natura 2000, grupin më të madh të zonave të mbrojtura në botë.

Zona e Kripores është foleja e mbi 250 llojeve të regjistruar të shpendëve, që paraqet rreth gjysmën e llojeve të regjistruara në tërë Evropën.

“Duke e njohur rëndësinë e këtij lokaliteti, BE-ja ka dhënë përkrahjen për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, nëpërmjet mekanizmave të ndryshme të financimit. Për shembull, nëpërmjet projektit LIGE, 27 milion euro janë investuar në mbrojtjen e 10 llojeve të shpendëve mbijetesa e të cilëve varet nga Kriporja e Ulqinit”, tha ai dhe shtoi: “Gjeneratat të cilat vijnë do të jenë mirënjohëse nëse iu mundësojmë të kënaqen në natyrën e ruajtur, detin e pastër dhe shpendët e mrekullueshëm”, përfundoi Drobniç./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!