Istitucionet komunale të Plavës mirëpresin Ferrajt

Esad Gjonbalaj

Të shtunën në Plavë kryetari i Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviqi priti në një takim pjesëtaret e familjes Ferri që jetojnë në Prishtinë : Akademik Rexhep Ferri, Dr. Naser Ferri, ekonomist Arben Ferri, dhe Bind Ferri student i shkencave kompjuterike (djali i dr Naserit).

Takimi kaloj në një atmosferë të ngrohtë dhe u vendosen kontakte direkte dhe të ndërsjella në mes familjes Ferri dhe organeve komunale të Plavës dhe njëkohësisht u bashkëbisedua lidhur me rolin dhe peshën historike që ka familja Ferri për Plavë Gucinë si tërësi. Pastaj së bashku dhe me shoqërimin e kryetarit te Kuvendit Komunal të Plavës zt Orhan Shamanoviq shkuan për të bërë homazhe tek varri i heroit Kombëtar Jakup Ferrit.

Më këtë rast u konkludua se, fatkeqësisht, gjer më tani varri i kryetrimit te Plave Gucisë është neglizhuar por u dakorduan që për momentin do të bëhët vendosja e gurëve identifikues tek varri i Jakup Ferrit, pastaj në një të ardhme të afërt shpresojmë të bëhët një zgjedhje adekuate për rregullimin e varrit dhe të ngritjës së një monumenti të merituar.

Pjesëtaret e familjës Ferri u ndan ta kënaqur nga takimi me zt Shahmanoviqin dhe me mikpritjen dhe premtimet që i bëri ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!