Shtyhet seanca, pritet përgjigja e Gjukanoviq

Seanca e Kuvendit në të cilën është dashur të zgjidhen ministrat nga rradhët e opozitës sot nuk është mbajtur për shkak se Gjukanoviq nuk erdhi në Kuvend dhe nuk ka paraqitur propozimin për ministër të Bujqësisë.

Deputeti i Partisë Liberale Andria Popoviq pas mbledhjes së kolegjiumit të kryetarit të parlamentit ka njoftuar se ka ardhur kthesë e madhe lidhur me mbledhjen në fjalë, për shkak se në sallë të Kuvendit nuk ka qenë prezent kryeministri Gjukanoviq i cili për shkak të obligimeve deri ka ora 16 nuk ka mundur të jetë prezent.

URA,DEMOS dhe SDP ende nuk kan hequr dorë nga hyrja në qeveri edhe pse kërcënuan se do të terheqin kandidatat e tyre në qoftëse kryeministri nuk paraqitet në parlament deri në 15:30.

Le të shpjegojë Gjukanoviq se pse nuk erdhi, nga ai kemi kërkuar në formë të shkruar të na shpjegojë se çfarë ka ndodhur.Afati është deri nesër mesditë, porositi lideri i Demos Midrag Lekiq.

Kreu i grupit parlamentar të DPS dhe nënkryetarit i Kuvendit Milutin Simoviq, tha se për kryeministrin Millo Gjukanoviq nuk është i pranueshëm propozimi që Milorad Vujoviq të jetë kandidat për ministër të bujqësisë.Simovic tha se është e papërshtatshme që kryeministri nga mediat të mësoi se kush është kandidat për postin e ministrit të Bujqësisë dhe theksoi se partit opozitare sonte do marrin sqarimin nga Gjukanoviq./Malisa.ME/

Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!