Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave z.Mehmed Zenka ishte në vizitë pune në qendrën për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim në Sukruq, qendër e cila u ndërtua krejtësisht prej donacioneve të siguruara nga At Frani i cili njëkohësisht është edhe udhëheqës i kësaj qendre. Vetëm njerëzit e mëdhenj siç është At Frani mund të ndërtojnë këto llojë qendrash të cilat mund të jen shembull për gjith regjionin e Ballkanit.
Egzistenca e kësaj qendre dëshmon modestin, sakrificen, përkushtimin dhe madhështin e një njeriu në shërbim të ZOTIT.
Një qendër të tillë mund ta realizonte vetëm një njeri i cili posedon virtyte të një besimtari të sinqert i cili me vetëmohim ia kushtoi jetën fëmijeve me probleme në pengesa dhe vështirësi në zhvillim, zgjoi shpresat e humbura të prindërve për fëmijet e tyre.
Deri sa të ket njerëz si At Frani edhe humanizmi do egzistoi në kuptimin e plot të fjalës.
UDSH