Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Sulmet me raketa kundër Izraelit të pajustifikueshme

Tirana zyrtare ka reaguar në lidhje me tensionet e përshkallëzuar në Jerusalem.

Në një reagim Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.

Po ashtu, bëhet thirrje për ulje të tensioneve, gjë e cila do të ishte në të mirë të izraelitëve dhe të palestinezëve që jetojnë në këtë rajon.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!