Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Rininë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, Martin Lulgjuraj njoftoi se së shpejti në Tuz do të hapet qëndra për të rinjët.
Klubi/qëndra e të rinjve është një hapësirë e destinuar për të rinjët në të cilën ata fitojn njohuri, aftësi dhe pervoja që kontribuojn në zhvillimin e tyre personal,profesional dhe social. Në to kryhen aktivitete të ndryshme që u pergjigjen nevojave dhe interesave të të rinjve dhe bazohen në parimet dhe metodat e edukimit jo formal. Shërbimet rinore janë krijuar me qëllim të realizimit të aktiviteteve rinore dhe punës rinore, sipas ligjit për Rininë dhe në përputhje me planin dhe programin e punës së shërbimit rinor. Aktualisht në Mal të Zi ka qëndra/sherbime rinore në 11 komuna: Podgoricë, Danilovgrad, Tivar, Kotor, Mojkovac, Cetinje, Nikshiq, Plavë, Pljevlja, Shavnik dhe Petnjicë.