Brkoviq: Veprimi i Gjeloshaj krim ndaj…

Shkrimtari dhe anëtari i Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve (CANU), Jevrem Brkoviq, duke komentuar veprimin e deputetit z.Nik Gjeloshaj i cili në koridorin e Parlamentit të Malit të Zi recikloi Fjalorin e botuar nga kjo Akademi, ka thënë se është e paimagjinueshme që një njeri mund të vijë deri te ideja për të ricikluar një libër me vlerë shumë të madhe shkencore, pavarësisht nga gabimet serioze që mund të ishin korrigjuar.

Ai vlerësoi se veprimi që ka bërë deputeti shqiptarë Gjeloshaj është krim ndaj popullit shqiptarë, Parlamentit të Malit të Zi dhe pastaj ndaj një libri i botuar si vëllimi i parë i Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare malazeze.

Brkoviq kërkon që Kuvendi të përcaktojë se kush i ka lëjuar Gjeloshaj të fusë në Parlament aparatin për riciklimin e librave dhe ta përdorë atë.Ai konsideron që kryetari i Kuvendit Darko Pajoviq duhet të kërkojë nga partia të cilës Gjeloshaj i takon urgjentisht ta zëvëndësoj me dikë tjetër, për shkak se ka tyrpëruar partinë e tij dhe popullin shqiptarë dhe ai nuk duhet të jetë me deputetë.

Për 114 intelektualët nga Mali i Zi të cilët nënshkruan peticionin dhe kërkuan tërheqjen e fjalorit, Jevrem Berkoviq thotë se nënshkruesit shumica janë shqiptarë nga Mali i Zi dhe pas shqiptarëve janë ish- anëtarët e DANU e cila është fshirë nga regjistri i organizatave./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!