Gjeloshaj njoftoi Nishanin për gjendjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi

Deputeti i Alternativës ShqiptareParlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj është takuar dje me presidentin e Shqipërisë,Bujar Nishanin, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale politike dhe të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Gjeloshaj në takim me Nishanin, ndër të tjera, ka theksuar se nuk ka vullnet politik dhe nuk ekziston shumica në Parlamentin e Mali të Zi që Malësia të fitojë statusin e Komunës.

Në këtë takim gjithashtu theksova papërgjegjshmërinë e institucioneve për zbatimin e ligjeve me të cilat Komuna Urbane bëhet Komunë në kuadër të Kryeqytetit dhe që Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, nuk i ka shpallur zgjedhjet për komunat e Kryeqytetit, problemet me diskriminimin e Ulqinit me Ligjin e propozuar për të mirat detare, problemin me kriporen e Ulqinit etj. ka thënë Gjeloshaj.

“Me kujdes të veçantë e kam informuar Presidentin e Shqipërisë në lidhje me histerinë antishqiptare që po zbaton Akademia malazeze e Arteve dhe Shkencave (CANU) si dhe ekipi i autorëve të Fjalorit.Në detaje i kam shpjeguar fyerjet të cilat Fjalori përmban dhe aktivitetet që kam pasur për të mbrojtur popullin shqiptar nga këto sulme të papërshtatshme dhe të pamoralshme.

Gjeloshaj tha se Nishani,si gjithmonë, ka shprehur përkushtim për ndërtimin e mardhënieve të ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve të Ballkanit, veçanarsht mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë vëllazërore. Të jem i sinqert me Ju, që Presidenti ndër të tjera më premëtoj që në përputhje me mundësitë dhe kopetencat e tij, gjithnjë duke u mbështetur edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe në Konventat dhe ligjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pranuara nga Bashkimi Evropian, do të jap kontributin e tij maksimal në mbrojte të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, që u takojnë si popull autokton.

Duke falënderuar përzemërsisht zotin President për pritje të ngrohtë, mbas këtij takimi unë mbetem shumë optimist, si asnjëherë me parë që problemet me të cilat ballafaqohën shqiptarët në Mal të Zi do të fillojnë të zgjidhen, aqë më tepër më inkurtajon fakti se Shqipëria sot ka një rol shumë të rëndërsishëm në rajon, sidomos për çështjen e NATO-s./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!