Përurohet sheshi “Skënderbej” në Tiranë (Foto/Video)

Plot 100 vite nga krijimi, sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve merr një pamje të re.

Me një cermoni madhështore, Bashkia e Tiranës ka inaguruar Sheshin “Skënderbej”, sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar. Sheshi i cili ka e ka marrë këtë emër më shumë se një shekull më parë, i është nënshtruar ndër vite disa herë ndryshimeve. Por duket se ndryshimi i fundit është vërtetë mbresëlënës.

Brenda më pak se një viti, sheshi me sipërfaqe 28 mijë metra katrorë, u shndërruar në një Shqipëri në miniaturë. Në të janë sjellë gurë dhe pemë nga të gjitha trevat shqiptare, duke e bërë atë sheshin e gjithë shqiptarëve.

Mes emocioneve kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velia falenderoi përzemërsisht të gjithë kontribuesit për ndërtimin e kësaj vepre. “Ky është një nga sheshet më të bukura në botë” tha zoti Veliaj. “Kam sot një lajm shumë të mirë.“Jemi të ftuar ta prezantojmë këtë shesh në bienalen e Çikagos, si një nga modelet më të bukura të arkitekturës moderne në botë”, tha Veliaj.Kur ne shqiptarët bëjmë plane të mëdha ne gjithmonë ja dalim!” tha ai .

Fotografia e Erion Veliaj

Ndërsa kryeministri Edi Rama e konsideroi “sheshi i “Amerikës” së vogël të pas viteve ’90”. “Duke e parë sot këtë pamje të jashtëzakonshme të ardhur spontanisht dhe duke parë flamurin kuqezi që ngrihej më erdhi natyrshëm ta mbyllja fjalën time me vargjet e humbura të himnit tonë kombëtar: “Se Zoti vetë e tha me gojë se kombet s’shuhen përmbi dhe Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne!” tha Rama.

https://www.youtube.com/watch?v=PzUiqCZBUn4

Fotografia e Erion Veliaj

Fotografia e Erion Veliaj

Fotografia e Erion Veliaj

Fotografia e Erion Veliaj

Fotografia e Erion Veliaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!