Komuna e Tuzit ka nënshkruar kontratë me Zef Gjelaj dhe Allan Ahmatoviq, biznesmenë nga diaspora, më saktë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të sigurojnë 200,000 euro çdo sezonë për KF Deçiqi.
Në sencën e fundit këshilltarët e Kuvendit të Tuzit votuan për vendimin për dhënien e pëlqimit në kontratën mbi financimin dhe menaxhimin e KF Deçiqi.
Kryetari i komunës Nik Gjeloshaj tha në seancë se pushteti i kaluar e kishte lënë pas dore Deçiqin dhe kur partitë shqiptare erdhen në pushtet klubin e gjetën pran ramjes në ligën e tretë, ndërsa vitin e ardhshëm Deçiqi do jenë në ligën e parë.
Gjeloshaj njofoti se për disa ditë do të fillojë ndërtimi i ndriçimit në stadium./Malësia.ME/