Zgjedhjet parlamentare në javën e parë të shtatorit?

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi me shumë gjasa do të mbahen në javën e parë të shtatorit, shkruan Pobjeda.

Sipas burimeve të kësaj gazetë nga koalicioni qeverisës thanë se është arritur konsensusi në koalicionin qeverisës për këtë termin si më të përshtatshmin, megjithëse edhe java e fundit e gushtit u përmend si opsion.

Burimet e Pobjeda tregojnë se e vetmja dilemë në koalicionin qeverisës është nëse PDS do të dalë vetëm ose në koalicion me SD.

Partia Boshnjake do të dalë vetëm, partitë shqiptare sipas paralajmërimeve do të dalin të bashkuar.

Opozita pritet të dalë në katër kolana, shkruan pobjeda./Malësia.ME/

Shperndaje