Gjeloshaj për kthimin e Valdanosit: Ishte betejë e gjatë, nga e cila nuk u tërhoqëm kurrë, siç nuk jemi tërhequr as nga Komuna e Tuzit

Të nderuar qytetarë,

Mbas rikthimit të statusit të Komunës së Tuzit, sot është një ditë e shënuar për të gjithë popullin shqiptarë në Mal të Zi.

Deputeti jonë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në emër të shqiptarëve si dhe në emër të Listës shqiptare dorëzoj në Kuvend propozimin e ligjit për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.

Përgëzoj Gencin, i cili luftoi deri në fund që kjo ditë të vinte dhe toka t’u kthehej pronarëve.

Me ketë rast falënderoj të gjithë deputetetët që votuan dhe përkrahën propozim ligjin për kthimin e ullishtës së Valdanosit!
Ishte betejë e gjatë, por nga e cila nuk u tërhoqëm kurrë, siç nuk jemi tërhequr as nga Komuna e Tuzit, as nga shumë çështje të tjera, të cilat shkelin të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi .

Urime Ulqini, urime pronar – ta gëzoni Valdanosin, ta gëzoni tokën tuaj!
E drejta përherë fiton!

Nik Gjeloshaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!