Pajoviq i organizon darkë në Virpazar Ilir Metës (Foto)

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi,Darko Pajoviq organizoi një darkë zyrtare në Virpazar, në nder të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta në Mal të Zi.

Në këtë darkë prezent ishte edhe Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë,Ferhat Dinosha, ambasadori i Shqipërisë në Podgoricë,Ermal Filo si dhe disa deputetë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta nesër në një seancë të veçantë të Kuvendit të Malit të Zi do tu drejtohet deputetëve, dhe do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit./Malësia.ME/

  

  

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!