Vujanoviq: Zgjedhjet në Tuz vetëm nëse Kuvendi i shkurton vetes mandatin

Mali i Zi Demokratike dje ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën funksionerët e kësaj partie, Neven Goshoviq dhe Shtjefën Camaj deklaruan që Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, është duke shkelur ligjin për shkak se është dashur ti shpalli zgjedhjet për Kuvendin e Kryeqyteti Podgorica dhe për Kuvendet e Komunave në kuadër të Kryeqytetit,Tuz dhe Golubovc deri me 22 prill të këtij viti.

Në këtë konferencë u njoftua që kryetari i MZ Demokratik,Aleksa Beçiq i ka dërguar letër të hapur Presidentit të Malit të Zi dhe e ka ftuar që së bashku me zgjedhet parlamentare ti shpalli edhe zgjedhjet lokale për Kuvendin e Podgoricës dhe Kuvendet në Tuz dhe Gollubovcë.

Ndërsa deputeti i ASH, Nik Gjeloshaj përshëndeti këtë apel të MZ Demokratik duke rikujtuar letrën që i kishte dërguar me 15 prill Presidentit Vujanoviq, në të cilën kërkon nga ai të respektoi ligjin dhe të shpalli zgjedhjet në Podgoricë, Tuz dhe Gollubovcë.Për fat të keq ,Vujanoviq refuzon të respektoi ligjet e miratuara nga Kuvendi, tha Gjeloshaj.

Presidenti Vujanoviq ka dalur sot me një kumtes ku mes tjerash thyhet që zgjedhjet për komunat urbane të Tuzit dhe Golubovcit mund të shpallen vetëm nëse këshilltarët e këtyre Kuvendeve i shkurtojnë mandatin vetes.

Siç shpjegon Vujanoviq,për komunat e reja, kusht për shpalljen e zgjedhjeve është që ato të fitojnë statusin e Komunës së pavarur. Sipas fjalëve të tij në rastin konkret,  për komunat urbane, Tuz dhe Gollubovci, me ligjin për organizimin territorial, ato e kanë ndryshuar statusin nga Komuna urbane në Komuna në kuadër të Kryeqytetit. Kjo, praktikisht, do të thotë ,se ato kanë fituar territorin e vetë të caktuar me nenin 5 të këtij ligji, por ai vazhdon të jetë në kuadër të territorit të kryeqytetit. Komunat në kuadër të kryeqytetit  vazhdojnë të shfrytëzojnë buxhetin e kryeqytetit , kurse qytetarët e tyre kanë ruajtur të drejtën e votës për këshilltar në Kuvendin e kryeqytetit.

Si pas kësaj, kumunat në kuadët të Kryeqytetit nuk kanë fituar statusin e komunave të pavarura, që do të obligonte shpalljen e zgjedhjeve,ka thënë Vujanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!