Zgjedhjet parlamentare me 16 tetor?

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq solli sot vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

“Zgjedhjet do të mbahen më 16 tetor të vitit 2016. Ky vendim hynë në fuqi ditët e sjelljes dhe do të publikohet në Fletën zyrtare të Malit të Zi”, njoftohet nga kabineti i Vujanoviqit.

Këto janë zgjedhjet e dhjeta parlamentare prej themelimit të sistemit shumëpartiak dhe të katërtat nga pavarësimi i Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!