Zemërimi i Serbisë me Malin e Zi, i pakuptueshëm për NATO-n

Është logjike që anëtarët e NATO-s të marrin pjesë në misionet e KFOR-it. Serbia kërkon që ky mision të mbetet në Kosovë, për këtë arsye është e palogjikshme që dikush të ketë frikë të dërgojë oficerë në këtë mision, tha një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s për Blicin serb.

Ai bëri këtë vlerësim, pasi disa zyrtarë të qeverisë serbe shprehën zemërimin e tyre dhe e vlerësuan si akt armiqësor nga Mali i Zi dërgimin e zyrtarëve të këtij shteti në misionin e KFOR-it në Kosovë, transmeton kp.

Zyrtari i NATO-s po ashtu ka theksuar se “nuk e kuptoj pse Sebia është e zemëruar me Malin e Zi”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!