Barazim mes Shqipërisë U-21 dhe Italisë

Kuqezinjtë e ekipit Shpresa (U-21) e mbyllën në barazim miqësoren ndaj Italisë U-21. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në San Benedeto u mbyll me rezultatin 0-0.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Kuqezinjtë rritën presionin e lojës në pjesën e dytë duke rrezikuar në disa raste portën e kundërshtarëve me anë të Manajt dhe Latifit.

Shperndaje