Radio Kosova e Lirë: Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj nuk e ka votuar demarkacionin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj në fjalën e tij para medieve duke folur për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, tha se  atë nuk e ka votuar.

Megjithatë ai i ka përjashtuar pretendimet territoriale të Malit të Zi, por nuk  i përjashton disa  “kokat e nxehta” për pretendime të tilla.

Ka brenda për brenda një korpus serbësh që ende e ëndërron bashkimin me Serbinë. Unë nuk mendoj se Mali i Zi ka ndonjë kapacitet që mund të ketë pretendimet të tilla. Mirëpo, nuk mund të them 100% që nuk ka koka të nxehta edhe këndej./RadioKosovaeLirë/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!