Opozita malazeze, duke injoruar ftesën e zëvendës presidentit amerikan Majk Pens që të kthehet në parlament, ka lëshuar edhe shansin e fundit që, së paku sipërfaqësisht, të paraqitet si një farë alternative e pushtetit, ka deklaruar kryetari i këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe mërgimtaret, Andrija Nikolliq.
Ai në bisedë me ambasadoren amerikane në Podgoricë, Margaret En Uehara, ka theksuar se se ky moskuptim i qëllimshëm i sugjerimeve qellim mira nga zyrtarët më të lartë ndërkombëtar nuk është befasi.
“Nuk është hera e parë që liderët e opozitës malazeze të demonstrojnë se si i ka kapluar urrejtja ndaj partisë në pushtet dhe njeriut të parë të sajë, që i pengon në obligimin që sikur përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve të jenë në funksion të interesave shtetërore të Malit të Zi, dhe të shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë Nikoliq.