Diaspora: Votoni me zemer, votoni Listat Shqiptare

0

Të dashur bashkatdhetarë,
Ne, përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë
nga Mali i Zi, bazuar në angazhimet tona gjatë dy javëve të fundit, japim këtë deklaratë:

1. Siç e dini, fillimisht ne u angazhuam dhe thirrëm për një marrëveshje në mënyrë që të
gjitha Partitë dhe Organizatat shqiptare në Mal të Zi të bashkohen në një listë të vetme për
zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi. Duke u nisur nga suksesi dhe rezultati
pozitiv i bashkimit të Subjektet shqiptare për Komunën e Malësisë – Tuz vitin e kaluar, ne
kishim arsye të bindshme se kjo është mënyra më e mirë që si një subjekt i bashkuar të
jemi më të fortë dhe kështu të mbrojmë interesat tona për një të ardhme më të mirë të
shqiptarëve në Mal të Zi. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Por kjo nuk duhet të na ndalojë në
punën dhe angazhimet tona për një zhvillim më të mirë, që subjekti politik shqiptar të jet i
bashkuar dhe mbështetur nga votuesit tanë. Megjithëse dëshirat tona nuk u realizuan,
koalicioni i formuar në Guci para disa ditëve është shpresëdhënës që të vazhdojmë të
përpiqemi dhe të punojmë për një bashkim të subjektit politik me mbështetjen e elektoratit
shqiptar.

2. Megjithëse mund të kemi pasur arsye që të pozicionohemi dhe të mbështesim njërën prej
dy listave, kësaj herë ne nuk do ta bëjmë atë. Arsyeja kryesore për këtë është se ne
vazhdojmë të jemi forcë për unitet dhe jo për ndarje. Por presim, dhe kërkojmë që të gjithë
subjektet politike shqiptare t’i përmbahen parimëve demokratike dhe të jenë në dispozicion
për të paraqitur platformën e tyre të ideve dhe planeve për arritjen e tyre.

3. Për këto arsye ne bëjmë thirrje për të gjithë elektoratin shqiptar, vëllezërit dhe motrat tanë
në atdhe, të votojmë me mençuri, të votojnë me zemrën dhe të votojnë vetëm për subjektin
politik shqiptar. Siç e dimë të gjithë, subjektet politike malazeze, si DPS, kane qenë e
suksesshme në depërtimin e radhëve tona dhe përdorimin e partneritetit me individë të
ndryshëm për të avancuar axhendën e tyre. Kjo kurrësesi nuk është një axhendë që përfshin
një nesërme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi. Prandaj, vota juaj për subjekte tjera
politike sikurse për DPS, është votë kundër vetëvehtes, kundër te mires sonë. Mos të
humbasim këtë moment historik që së bashku, edhe pse të ndarë në dy lista, duke votuar
subjektin politik shqiptarë, mund të sigurojmë një përfaqësim më të denjë në parlamentin
malazez. Në dy-tre ditët e fundit, kemi parë dhe deklarata të ndryshme të cilat thonë se ne
po zgjedhim palë dhe me këte po dëmtojmë procesin demokratik. Fjalët i tilla i mbane ere
por puna jonë dhe angazhimet tona do të flasin qartë dhe me zë të lartë, se ne jemi një forcë
për unitet dhe një ardhme më të mirë për popullin tonë.

Kjo është koha jonë për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat tona dhe që një herë të i tregojmë
udhëheqësisë sonë politike se do të ketë një çmim për të paguar nëse interesi i tyre personal
vazhdon të jetë mbi interesat tona kombëtare. Ne kërkojmë përgjegjësi për besimin që votuesit
vendosin tek ju. Të lëmë ato çka na ndanë dhe të jetë ky një fillim i ri! Ndërsa vazhdojmë të
përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme, ne premtojmë se një numër i konsiderueshëm i votuesve nga
diaspora do të jenë me ju, për të votuar me ju, që të votojnë për të ardhmen tonë, të fitojnë dhe të
gëzohemi së bashku. Ne premtojmë se do të jemi me ju dhe në të ardhmen, gjatë kohërave të mira
dhe të vështira, ashtu si jemi të gatshëm të jemi me ju edhe në këtë kohë krize me pandeminë
Covid-19. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ju. Ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë, jo vetëm
me fjalë, por edhe me vepra që premton mundësi për zhvillime ekonomike nga të cilat do të
përfitojmë të gjithë. Së bashku, te votojmë subjektin politik shqiptare, për një të ardhme më të
mirë dhe më premtuese.

VOTONI ME ZEMER, VOTONI PËR TË ARDHMËN
VOTONI LISTAT SHQIPTARE

E derguar me respekt nga,
Mark Gjonaj, NYC Councilmember
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës-VATRA (International)
Keshilli Koordinues i Diaspores-KKD (International)
Albanian American Association Ulqini
Albanian American Community Association
Albanian American Cultural Foundation
Don Gjon Buzuku Association- Chicago
Don Gjon Buzuku Association- New York
Fondacioni Don Simon Filipaj
Fondacioni Plave Guci
Fondacioni Hoti i Kujit
Illyrian Business Organization- IBO
Shoqata Ana e Malit
Shoqata Kraja
Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe- Michigan
Shoqata Malesia e Madhe- New York
Trieshi Humanitarian Fund

Nje thënjë e vjetër thotë: “Nëse dëshiron të shkoni shpejt, shkoni vetëm,
Nëse dëshironi të shkoni larg, shkoni së bashku”
VETËM SË BASHKU DO TË REALIZOJMË ËNDRRAT DHE
ASPIRATAT KOMBËTARE!

c/o Albanian American Community Association, 
1740 Hone Ave Bronx NY
10461, Tel: 917-679-9300, 
Email: [email protected]

Categories: DiasporaKrajaUncateg

error: Të drejtat e rezervuara !!