Hajdinaga: Jemi kundër Shqipëris së Madhe

Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk ka mbështetjen e shqiptarëve në Mal të Zi, ka thënë  ish-ministri në qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Ai theksoi se kthimi nga Shqipëria dhe Kosova nuk do të thotë që shqiptarët i kanë kthyer shpinën Malit të Zi.

Hajdinaga pas një mungese pesëvjeçare, është kthye në skenën politike, si bartësi i listës së Partisë Demokratike, Iniciativës Qytetare-Tuz dhe Levizjes Perspektiva.

Siç tha ai, në ditët e ardhshme opininoni do të njoftohet edhe me partitë tjera që do i bashkangjitën këti koalicioni.Që tani paralajmëroj se do të na bashkëngjitet edhe Lidhja demokratike (LDnëMZ), tha Hajdinaga.

Ai tha se, ka pasur shumë arsyeja për kthimin në politik,por njëri ka mbizotëruar.

Isha i njoftuar dhe fola në mënyrë individuale me të tjerët se do të jemi bashkë.Kjo u jepë forcë dhe fuqi kërkesave tona.Nëse i bashkojmë projektet, mendimet, njohurinë dhe i kandidojmë në një adresë, mendoj se lëvizshmëria dhe realizimi do të jetë më i fortë dhe më i mirë,shpjegoi ai Hajdinaga.

Në opinionin publik shpesh herë mund të dëgjojmë tezën se shqiptarët votuan për pavarësinë e Malit të Zi në mënyrë që më lehtë të lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën. Kthimi nga Shqipëria nuk do të thotë që i kemi kthyer shpinën Malit të Zi.

Nëse themi që kemi komunikim të përditshëm me Shqipërinë dhe Kosovën, unë mendoj që kjo është një gjë e mirë edhe për mikun tim malazez dhe atë serb dhe në përgjithësi për të gjithë Malin e Zi. Çdo shtet, në këtë rast Mali i Zi, me këtë mund të krenohet,sepse kjo tregon çfarë marrëdhëniet fqinjësore ka me të tjerët, tha Hajdinaga.

Hajdinaga thot që nuk duhet të shpenzojmë fjalë për Shqipërinë e Madhe.Praktika tregon se idetë e tilla nuk kanë gjetur mbështetjen te shqiptarët në Mal të Zi, ka thë Hajdinaga në emisionin “Živa istina./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!