Të nderuar miq,
Alternativa Shqiptare si subjekt politik i formuar me qellimin kryesorë për realizimin e Komunës së Malësisë, po shkon drejtë ristrukturimit.
Qellimi kryesorë i Alternativës Shqiptare tanimë është arritur, më në fund Komuna e Malësisë është fakt i kryer!
Alternativa Shqiptare para afro 4 vitesh ka zhvilluar zgjedhjet brenda partiet, duke zgjedhur strukturat e saja drejtuese, duke sjell fytyra të reja të cilat kanë dhënë një kontribut të madh në rritjen e Alternativës Shqiptare, sot mund te themi se Alternativa Shqiptare edhe përkundrejtë shume svidave ka mbijetuar dhe po zgjerohet dita ditës.
Kemi marrë detyra të rëndësishme, kemi propozuar dhe zhvilluar ide dhe projekte të vogla dhe të mëdha, kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë çdo ditë që sado pak të japim kontributin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve!
Sot Alternativa Shqiptare ka filluar një etap të re, një fillim të ri politik. Mbas përfunimit me sukses të unifikimit me Iniciativën Qytetare, jemi në hapat e fundit të unifikimit edhe me disa subjekte tjera nga trevat tona shqiptare, që do të sjellin edhe formalizimin e degëve tona në Ulqin dhe në Guci.
Këshilli qendror i Alternativës Shqiptare më ka përcaktuar kordinator për degën e Malësisë dhe më ka obliguar që të formoj këshillin e përkohshëm komunal të Alternativës Shqiptare!
Me qenë se zgjedhjet lokale do të mbahen në nëntor kemi vendosur që Kuvendin zgjedhor ta shtyjmë për disa javë dhe do ta mbajmë pas zgjedhjeve lokale.
Zgjedhjet lokale që do të mbahën në nëntor ndoshta në shikim të parë disa njerëzve ju duken të pa rëndësishme, por edhe këto ashtu si të gjitha proceset politike kanë rëndësinë e vet. Alternativa Shqiptare ka marrë të gjitha masat dhe është duke punuar gjatë gjithë kohës që nëpërmjet Këshillit Komunal të Malësisë që në fakt do të jetë edhe Këshilli politik i cili do të punoj për bashkimin e të gjithë atyre që duan themele të shëndosha për Komunën e Malësisë, anëtarëve të Alternativës Shqiptare, intelektualeve të pavarur, anëtarë të shoqërisë civile, studentë, të rinj dhe të reja, sportist dhe të gjithë ata që duan me zemër Malësinë dhe duan të punojnë për një Malësi më të mirë. Ftoj të gjithë ata që kanë ide të qarta, vullnet për të punuar, të gjithë ata që vlerësojnë këtë proces politik, që dinë vlerën e këtyre zgjedhjeve të japin kontribut që ashtu siç u realizua projekti 27 vjeçar për Komunë të Malësisë, të kontribuojnë në vendosjen e themeleve të forta dhe të mbara, themeleve kombëtare të Komunës së Malësisë!
Me këtë frymë të re, besoj që edhe spektri tjetër politik të reflektojë dhe në të njëjten kohë të vlerësojë këtë moment politik.
Ditët në vazhdim, mbas konsultimeve te gjithëanshme do ju prezantoj publikisht Këshillin Politik të Malësisë.
Faleminderit!