Thaçi takon Gjukanoviq: Marrëveshja Kosovë-Serbi, kontribut për paqen në rajon!

Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi është takuar sot me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në Podgoricë.

Gjukanoviq, në bisedën me Thaçin, ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit e të Prishtinës që të gjejnë zgjidhje paqësore për Kosovën përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së. Ai ka shtuar se është i bindur se të dy palët do të kenë para sysh që rezultati të jetë kontribut i fuqishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjes së tij për perspektivën evropiane.

Takimin e sotëm e ka iniciuar Thaçi me qëllimin që fqinjët t’i njohë me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe me planet e mëtejme, theksohet në kumtesën e kabinetit të Gjukanoviqit.

Thaçi ka theksuar se temë diskutimi i këtij takimi ishin raportet ndërmjet dyja vendeve, bashkëpunimi dhe e ardhmja euroatlantike, njofton Klan Kosova.

”Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane, shkruan Thaci ne facebook.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!