Abazoviq: Qeveria nuk do bjerë, do ta kapërcejmë edhe këtë krizë

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar se qeveria do të bjerë, duke vlerësuar se koalicioni qeverisës do ta kapërcejë edhe këtë krizë.

Megjithatë, ai e quan një paralajmërim deklaratën e tij se do të rrëzojë Qeverinë, nëse shkarkohet Ministri i Brendshëm.

“Unë iu luta kryeministrit aktual, atëherë, para se të formonim qeverinë dhe kam theksuar se cilat janë vijat e kuqe për lëvizjen qytetare URA, gjithçka që ka të bëjë me interesat nacionale të Malit të Zi,” tha Abazoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!