Ministri Dukaj do të vizitojë një nga qendrat më të mëdha botërore për digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, me bashkëpunëtorët e tij, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shtetin e Izraelit, në periudhën 12-15 shtator 2022.

Gjatë vizitës, ministri Dukaj do të takohet me kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, si dhe me disa ministra të tjerë dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë, Kuvendit, partive politike dhe përfaqësuesve të institucioneve relevante të shtetit të Izraelit, me të cilët do të diskutojë për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Shtetit të Izraelit.

Gjithashtu, gjatë vizitës, delegacioni i kryesuar nga ministri Dukaj do të vizitojë një nga qendrat më të mëdha botërore për digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike dhe do të bisedojë me drejtuesit e kësaj qendre për bashkëpunimin dhe mbështetjen në procesin e modernizimit të infrastrukturës digjitale dhe forcimit të kapaciteteve të Malit të Zi.

Shperndaje