Skenës së stërngarkuar politike shqiptare në Mal të Zi i është shtuar edhe një parti politike shqiptare.
Fjala është për Lidhjen Demokratike Shqiptare (LDSH) që siç mëson portali unë nga aktivistët e LDSH-së, procedura e regjistrimit të partisë tashmë është përfunduar dhe nga fundi i shtatorit funksionon si parti politike në krye të cilës do jëtë Nikollë Camaj.
Camaj tashmë ish kryetar i LDnëMZ dega e Malësisë në zgjedhjete fundit parlamentare ishte bartës i listës së quajtur Guxim e cila nuk arriti të sigurojë ulëse në Parlamentin e Malit të Zi dhe u akuzua për djegien e një deputeti shqiptar.
Me formimimin edhe të një partie të re është një tjetër shpërndarje e trungut votues shqiptar, që kohën e fundit me shkrirjen e disa partive shqiptare mes tyre u krijua një ndjenjë se partit shqiptare po bashkohen.
Siç dihet edhe nga e kaluara është se shumë parti politike shqiptare në Mal të Zi kanë ulur numrin e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe në këtë mënyrë kanë dobësuar faktorizimin politik të tyre.