Donis Avdijaj zgjedh Kosovën (Video)

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar se talenti i Shalke 04 Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

20-vjeçari i Schalkes, që vlerësohet 49 milionë euro nga klubi i tij, më parë ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë.

FFK ka konfirmuar ardhjen e anëtarit të Schalke 04, ndërsa pret që ai të luaj ndaj Islandës në muajin mars.

“Donis Avdijaj është futbollisti i radhës që iu ka bashkuar Përfaqësueses së Kosovës. Avdijaj ka udhëtuar në Antalya dhe tashmë është së bashku me pjesën tjetër të Përfaqësueses”.

“Megjithatë, Donisi nuk e ka kompletuar ende dokumentacionin e nevojshëm dhe si rrjedhojë nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen e së shtunës kundër Turqisë. Sidoqoftë, ardhja e tij është një sinjal i mirë për të ardhmen e Përfaqësueses, pasi bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe cilësor”.

Por muaj më parë, ka qenë pikërisht Avdijaj që kishte deklaruar se dëshiron të luajë vetëm për Shqipërinë.

Istogasi kishte dhënë një intervistë me fanellë të Shqipërisë dhe kërkonte me çdo kusht të luante për kuqezinjtë.

“Dua të luaj për flamurin kuq e zi. E kam në gjak, e kam në zemër. Për këtë punë vendos baba. Kur vendos baba, vendos baba”, kishte deklaruar Avdijaj.

Por çfarë ndodhi pas kësaj deklarate të Avdijajt?

Si duket FSHF dhe trajneri Gianni De Biasi e harruan djaloshin dhe nuk e ftuan në asnjë takim edhe pse ai ishte i lënduar.

https://www.instagram.com/p/BMpzqddAkLN/?taken-by=donisavdijaj10

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!