Reagon Mërgim Mavraj: Dënon dhunën ndaj tifozëve të Kombëtares

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka kritikuar organizatorët e ndeshjes Shqipëri – Izrael, për shkak të panikut dhe forcave të mëdha që ishin në këtë takim.

Mavraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët, vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”.

Ky është postimi i plotë i Mavrajt:

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?

Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!
Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!

A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.

Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!

http://www.tvprishtina.com/ballina/plisat-federata-shqiptare-e-futbollit-te-jete-e-kujdesshme-karshi-tifozeve/

http://www.tetovasot.com/2016/11/shvercerat-e-shkupit-ndalohen-ne-dogane-nuk-lejohen-te-shkojne-ne-shqiperi/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!