Dukoviq: Pres fitore absolute

Bartësi i listës së DPS në Tuz Halil Dukoviq, u dërgoi mesazh kundërshtarëve politikë se ata nuk kanë asnjë shans në zgjedhjet lokale të 26 nëntorit.

“Askush në linjë nuk mund të na dal, unë pres fitore absolute. Qytetarët na besojnë për gjithçka që kemi bërë në nivel shtetëror dhe lokal “, tha Dukoviq për CdM.

“Kemi përfunduar shumë projekte. Kemi punuar disa që nuk i kishim në plan dhe program. Nuk kemi hequr dorë nga të parealizuarat. Disa së shpejti do ti fillojmë. Disa projekte nuk i realizuam sepse kemi probleme me dokumentacionin e planifikimit, por nuk heqim dorë. Kemi plan dhe program. të tjerët mundohen ta kopjojnë atë, pastaj dhe të na kritikojnë, tha Dukoviq.

Ai tha se pas fitores së tyre, do të ftojnë partnerët e tyre tradicionalë dhe të sinqertë për të formuar së bashku pushtetin./Malësia.ME/

 

Autor; Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!