Hapet zyra e KKSH në Plavë, po në Malësi kur do hapet? (Foto)

Është një lajm i mirë që vjen nga Plava, në atë qytet shqiptarë më në fund u hap zyra e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo zyrë sipas komunikatës së KKSH do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptarë në ato treva dhe do të shërbej si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve.

Edhe pse një pjesë e madhe e anëtarëve të këtij Këshilli janë nga Malësia deri më tani përveç fjalëve se do të hapet zyra, nuk është bërë asnjë gjë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë lajmin e postuar në faqen zyrtare të KKSH


Sot me datë 11.12.2015 Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi hapi zyrën koordinuese në Plavë.

Në ceremonin e hapjes, morën pjesë kryetari z. Genci Nimanbegu, nënkryetari z. Bujar Hasangjekaj, anëtarët e Këshillit nga Plava dhe Gucia, përfaqësues të partive politike shqiptare, përfaqësues të shoqatave kulturore etj.

Ky aktivitet realizohet në përputhje me objektivat dhe obligimet e Këshillit Kombëtar në mbështetje të komunitetit shqiptar në Plavë dhe Guci.

Zyra koordinuese e KKSH-së në Plavë do të jetë në shërbim të qytetarëve shqiptar në ato trava dhe do të shërbej si pikë referimi për paraqitjen e shqetësimeve me të cilat ata ballafaqohen.

KKSH-JA

kksh-Plave

Shperndaje