Është duke u mbajtur takimi i rradhës mes subjekteve politike shqiptare në Ulqin, në takim janë të pranishem të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare.
Në këtë takim do të formohet grupi punues për përpilimin e platformës së përbashkët të cilin do ta përbëjnë nga një përfaqësues nga secili grupim politik.
Në takimet e më parshme ishte vendosë që takimet të udhëhiqen me rotacion në mes partive ndërsa mbledhjen sonte është duke e drejtuar kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka.
Ky është takimi i tretë i drejtuesve të partive shqiptare të cilët u mblodhën me ftesë të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka.
Fotoja është live nga takimi/Malësia.ME/