Në Ulqin sonte është e paraparë takim i partive shqiptare në lidhje me platformën e përbashkët për dalje në zgjedhjet parlamentare.
Në këtë takim do të formohet grupi punues për përpilimin e platformës së përbashkët të cilin do ta përbëjnë nga një përfaqësues nga secili grupim politik.
Në takimet e më parshme ishte vendosë që takimet të udhëhiqen me rotacion në mes partive ndërsa mbledhjen e sotme do ta drejtojë kryetari i UDSH-së Mehmed Zenka.
Ky është takimi i tretë i drejtuesve të partive shqiptare të cilët u mblodhën me ftesë të liderit të Partisë demokratike Fatmir Gjeka.