Takim në Shkodër mes Markoviq dhe kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq u takua sot në Shkodër me kryemiistrin e Kosovës Isa Mustafa.

Pas takimit te dy Qeveritë kan lëshuar nga një komunikatë për media ku thuhet që takimi ishte miqësor dhe dy kryeministrat diskutuan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral.

“Bashkëbiseduesit, gjatë dialogut miqësor, kanë shqyrtuar çështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme, t’i japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Kurse, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Markoviq biseduan edhe për zhvillimet e tjera aktuale në rajon./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor:Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!