U mbajtën sot zgjedhjet në Maqedoni (Video)

Maqedonia votoi ketë te diel per te zgjedhur parlamentin e ri te vendit, ndërsa votimet shihen si teper te rëndësishme per integrimin euro-atlantik. 11 parti dhe koalicione, mes te cilave edhe shqiptare. jane përfshire ne garën per 123 ligjvënësit.

Beteja kryesore u zhvillua mes VMRO DPMNE-së e, LSDM-së ne kampin maqedonas e BDI-së, PDSH-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët nder forcat shqiptare. Pasi votoi, kreu i BDI, Ali Ahmeti apeloi per një proces te qete.

Vendvotimet janë mbyllur në orën 19:00 dhe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 60 për qind të qytetarëve.

Pjesmarrja e shqiptarëve në votime ishte më e vogël se ajo e qytetarëve Maqedonas.“Kjo do të ndikojë edhe në rënien e numrit të deputetëve shqiptarë, por edhe në cilësinë e atyre deputetëve që do të zgjidhen”

Gjatë procesit të votimit janë raportuar shumë parregullësi. Më shumë se një mijë persona nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat e votimit, ndërsa ka pasur edhe mbushje të kutive të votimit. Një prej këtyre rasteve është regjistruar në Saraj.

Ka pasur edhe tendenca për blerje të votash, ndërsa në disa vendvotime ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Shperndaje