Hidhet shorti i Champions League, ja përballjet

Gjigandët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona do të kenë punën më të vështirë në kuadër të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve.

Në shortin e tërhequr të hënën në Nyon, kampionët e Evropës, Real Madridi do të përballet me PSG-n derisa Barcelona do të ketë punë me skuadrën e Chelseat, raporton Koha.net. Ndeshjen e parë, Real Madridi do ta luaj në shtëpi ndaj ekipit francez derisa Barcelona do të jetë mysafire e Chelseat.

Duel tjetër interesant, do të jetë edhe ai ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit. Ndeshjet e para të kësaj faze, do të zhvillohen me datat 13/14 dhe 20/21 shkurt derisa ato të kthimit më 6/7 e 13/14 mars të vitit të ardhshëm. Më poshtë, janë të gjitha çiftet e 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve:

Juventus – Tottenham

Basel – Man. City

Porto – Liverpool

Sevilla – Man. Utd

Real Madrid – PSG

Shakhtar D. – Roma

Chelsea – Barcelona

Bayern M. – Beshiktash

Image

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!