Në Ulqin u mbajtë konferenca për ruajtjen e harmonisë fetare (Video)

Në Ulqin, këto ditë u mbajt konferenca me temën “Ta ruajmë harmoninë fetare”, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare nga vendi dhe rajoni.

Në konferencë u vlerësua harmonia ndërfetare tek shqiptarët në Mal të Zi, ku u cilësua si një model i veçantë në rajon.

Ligjëruesit vunë në dukje se ky model i tolerancës është treguesi më i mirë i qytetërimit dhe humanizmit si dhe paraqet një vlerë të jashtëzakonshme për kohërat e sotme.

Shperndaje