Çmimi për shkencëtarin më të suksesshëm, mbi moshën 30 e fitoi profesori i Fakultetit të Shkencave matematikore David Kalaj ndërsa çmimi për shkencëtaren më të suksesshme deri në moshën 30 vjeç e fitoi asistentja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike Slavica Tomoviq.
Pjesë e ceremonisë në Villa Gorica ishin: Ish Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, Presidentja e Gjykatës Supreme Vesna Medenica, kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviq dhe shumë të tjerë.